Hasani: Përkushtimi i të gjithë strukturave po bën që NISMA në Gjilan të ketë rritje masive

Gjilan | 06 Maj 2018 | 22:18 | Nga

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka thënë se puna dhe i anëtarëve të të gjitha strukturave dhe simpatizantëve po bën që dega e NISMA në Gjilan të ketë rritje gjithnjë e më masive.

Ai kështu ka thënë pas formimit të edhe një nëndege të re të NISMA’së në fshatin Llashticë të Gjilanit.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, Hasani që është edhe kryetar i degës së NISMA në Gjilan, ka treguar se kryetar i nëndegës së Llashticës është zgjedhur Ilir Ramushi.

“NISMA në Gjilan do të bëhet edhe më e fuqishme, më konkurruese me subjektet tjera vetëm duke i mbrojtur dhe pasur në qendër të vëmendjes interesat e qytetarëve të Gjilanit”, ka thënë Hasani. .

Ky është postimi i plotë: 
Edhe këtë të diel, ishim bashkë me anëtarët dhe simpatizantët e NISMA’së.

Në vazhdën e rritjes me anëtarësi të re dhe shtrirjes organizative, sot themeluam Nëndegën e NISMA’së në fshatin Llashticë, kryetar i së cilës u zgjodh Ilir Ramushi .

Puna dhe përkushtimi i anëtarëve të të gjitha strukturave dhe simpatizantëve po bën që dega e NISMA në Gjilan të ketë rritje gjithnjë e më masive.
NISMA në Gjilan do të bëhet edhe më e fuqishme, më konkurruese me subjektet tjera vetëm duke i mbrojtur dhe pasur në qendër të vëmendjes interesat e qytetarëve të Gjilanit.

shpërndaje

Të ngjashme