Haskuka takohet me Bahtirin: Nga jugu në veri, do punojmë që e keqja të largohet

Prishtinë | 27 Gus 2019 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, është takuar sot me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri. Ky i fundit, tash vonë, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje duke bërë që ky subjekt tani të qeverisë dy komuna, njërën në jug të Kosovës, Prizrenin, ndërsa tjetrën në veri, Mitrovicën.

“Nga veriu në jug, së bashku me kryetarin Agim Bahtiri do të punojmë natë e ditë që ta bëjmë ndryshimin, që e keqja të largohet njëherë e përgjithmonë”, ka shkruar Haskuka në faqen e tij në Facebook.

“Ashtu siç e sjellëm ndryshimin në Prizren e Mitrovicë, tash me Kryeministër Albin Kurtin do ta bëjmë ndryshimin në gjithë Kosovën. Luftimin e krimit dhe korrupsionit nuk mund ta bëjnë ata që kanë bashkëqeverisur me dekada, por këtë mund ta bëjë vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE me në krye Albin Kurti.”

Vlen të përmendet se Vetëvendosja kishte fituar tre komuna në zgjedhjet lokale të fundit duke përfshirë kryeqytetin, por që i kishte humbur dy për shkak të largimit të disa profileve nga ky subjekt të cilët e krijuan PSD-në.

Të ngjashme