Haxhiu anulon konkursin për noterët, procesi kthehet në pikën zero

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 13:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kthyer në pikën zero procesin e emërimit të 79 noterëve për 35 komuna të Kosovës, proces ky i nisur më 23 korrik të vitit të kaluar, 4 ditë pas dorëheqjes së ish kryeministrit Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Teksa e arsyetoi këtë vendim të saj, Haxhiu theksoi se një gjë e tillë po bëhet për shkak të parregullsive që janë bërë gjatë procesit të emërimit.

“Procesi për organizimin e provimit të noterisë. Sipas legjislacionit provimi organizohet duke pasur parimin e transparencës dhe objektivitetit që të garantohet një proces i drejt. Në anën tjetër një proces ska pas as transparence dhe unë si ministri nuk mund të shtyje përpara një proces i cili është përcjellë me parregullsi dhe humbje të besimit dhe një proces nga pjesa dërmuese që kanë kaluar provimin janë militant partie apo familjar të tyre”, ka thënë Haxhiu.

Tutje ministrja njoftoi se të gjitha pagesat që janë kryer nga kandidatët për noter do të ju kthehen atyre.

Haxhiu ndër të tjera njoftoi se ka shkarkuar edhe komisionin që merret me emërimin e noterëve, që ishte emëruar nga Qeveria e kaluar.

“Prandaj sot kam marr vendim që ta anulojë këtë proces të shpallur me 19 Prill 2019 dhe të gjitha pagesat që janë paguar nga kandidatët do të kthehen. Konkursi do të shpallet sa ti bëjmë disa procedura tona të brendshme dhe vendimi i dytë është që në kemi shfuqizuar vendimin për emërimin e komisionit për zgjedhje të notereve dhe anëtarët që janë zgjedhur nga ish ministri ata kanë mandat 3 vjeçar por ne e kemi shfuqizuar. Anulimi i këtij procesi do të udhëhiqet nga transparenca dhe ky vendim është sinjal i qartë që procese të tilla nuk do të ndodhin asnjëherë”, tha ajo.

Ministrja Haxhiu tha se këto vendime nuk janë hakmarrje, por janë si prodhim i parregullsive që ka përcjell konkursin në fjalë.

Po ashtu ajo tha se  ka plotësisht të drejtë të anulojë çdo akt që është në interes të opinionit.

“Në tri parime bazë të cilat janë në kushtetutën e Kosovës e po ashtu edhe parimi i barazisë para ligjit  dhe mos diskriminimi unë kam të drejtë plotësisht të anulojë çdo akt qe është në interes të opinionit të përgjithshme dhe secili vendim nuk ka asnjë shkelje dhe shumica dërmuese , dhe nuk besoj që dikush do të emërohet noterë nga një proces që ka humbur besimin”.

“Këto vendime nuk janë hakmarrje ndaj dikujt por vetë të japim sinjale që Ministria ti trajtojë të gjithë kandidatët në mënyrë të barabartë. Konkursi do të shpallet dhe në këto proces do të jenë të pranishëm edhe shoqëria civile sepse ne kështu garantojmë transparencë. Konkursi  nuk do të ketë përbërje të tillë”, tha ajo.

Të ngjashme