Haxhiu: Dyfishohen ditët e pushimit për të burgosurit, nga shtatë në 14

Prishtinë | 06 Pri 2022 | 11:09 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Projektligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, ai për Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Projektligji për Shërbimin Sprovues të Kosovës, është miratuar në parim në Komisionin për Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është rritur pushimi vjetor për të burgosurit në 14 ditë. Haxhiu theksoi se të burgosurit deri më tani kishin të drejtë pushimi vetëm shtatë ditë në vit.

E para e drejtësisë në Kosovë theksoi se në raste të jashtëzakonshme të burgosurit do të kenë mundësi të pushojnë deri në 21 ditë.

“Aktualisht të burgosurit kanë vetëm 7 ditë pushim, plus shtatë ditë në rrethana të jashtëzakonshme ku përfshihen rastet vdekjes dhe të tjera si këto. Ne I kemi shtuar edhe shtatë të tjera të rregullta. Pra tani të burgosurit I kanë 14 ditë pushim, plus shtatë të tjera që përdoren në rrethana të jashtëzakonshme që I bie 21 ditë në vit gjithsej”.

“Në vitin 2020 është nisur kjo reformë. Në mbledhjen e datës 23 shkurt 2022 ne kemi miratuar projektligjin e sanksioneve penale dhe ky i hap rrugë procedimit në kuvend. Çështjet që janë më kryesoret dhe kemi pasur debate të vazhdueshme janë: Çështja e panelit për lirim me kusht ka marr më së shumti kohë. Ka jashtëzakonisht shumë ankesa se a trajtohen kërkesat me lirim me kusht nga ky panel. Kemi konsideruar që vendimet e këtij paneli të jenë objekt i ankimimit”, tha Haxhiu.

“Ka pas diskutime që në këtë panel të jetë i përfshirë dikush nga Ministria e Drejtësisë mirëpo kompetente për këtë është vetëm gjykata. Një prej çështjeve të tjera është ajo e pushimit vjetor për të burgosurit. Ata kanë 7 dit pushim dhe 7 ditë në rrethana të jashtëzakonshme. Ne i kemi shtuar edhe 7 te tjera që janë gjithsej 21 ditë. Tjetra është përshkallëzimi i  lirimit të parakohshëm”, tha ajo.

Tutje, ajo tha se është paraparë pezullimi i dënimit për çështjet e të burgosurit që kanë sëmundje të pashërueshme. Ajo tha se bazuar në vendimin mjekësor, i burgosuri mund të vazhdoj vuajtjen e dënimit në shtëpi ose spital deri sa të shërohet. Po ashtu, tha se mund të qëndrojë në familje nëse i ka ditët e fundit të jetës.

“Është paraparë pezullimi i dënimit për çështjet e të burgosurit me sëmundje të pashërueshme. Bazuar në vendimin mjekësor mund të vazhdoj në shtëpi ose spital deri sa të shërohet. Po ashtu mund të qëndroj në familje nëse i ka ditët e fundit të jetës. Çështje tjetër është edhe pakoja e ushqimit. Kam qenë e mendimit që pakoja e ushqimit të përfshihet në projektligj. Mirëpo grupi punues ka pas mendime të ndryshme. Për këtë nuk është përfshirë pakoja e ushqimit. Arsyeja pse është hequr është për shkak të kontrabandës. Mendoj që kontrabanda nuk është hequr edhe pse  është hequr pakoja”, tha ajo.

E sa i përket Projektligjit për Shërbimin korrektues i Kosovës, sipas Haxhiut për herë të parë do parashihet me një ligj të veçantë.

“Do krijohen dy njësi të veçanta. Njësia për vlerësim dhe klasifikim dhe njësia e inteligjencës së shërbimit korrektues të Kosovës. Është paraparë edhe ofrimi i kujdesit shëndetësor për shërbimin korrektues pasi që nuk e kanë. Projektligji parasheh edhe gradimin e zyrtarëve korrektues. Po ashtu kompensimi për rrezikshmëri, pagat jubilare etj. Po ashtu ajo folu edhe për projektligjin e shërbimit sprovues ku kërkoj që edhe ai korrektues të jenë projektligje të ndara”, tha Haxhiu.

Të ngjashme