Haxhiu e Hovenier kërkojnë transparencë gjatë përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit

Prishtinë | 11 Shk 2022 | 11:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në Konferencën Vjetore të Prokurorëve, tha se para vetës kanë një proces të rëndësishëm, siç është ai i zgjedhës së Kryeprokurorit të Shtetit, raporton Ekonomia Online.

Ministrja Haxhiu tha se ky proces ka vëmendjen edhe partnerëve tanë ndërkombëtar, teksa kërkoi që ky proces të jetë proces transparent.

“Kjo ditë është ditë shumë e rëndësishme për sistemin prokurorial. Jam e vetëdijshme që keni punë të rënë kryeprokuror. Viktimat e krimit kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje dhe qytetarët kanë të drejtë t’i qasen drejtësisë. Duhet ta rrisni bashkëpunimin me njeri tjetrin. Ushtrojeni detyrën tuaj në mënyrë objektive. Në përmbushjen e detyrave tuaja ju duhet mbështetje. Do të jem zëri juaj për çdo nevojë. Ne kemi obligim që të sigurohemi që ju bëni punën tuaj pa asnjë pengesë. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Angazhohuni për kërkimet që janë kryer gjatë luftës në Kosovë. Edhe qeveria kritikohet edhe Gjykata Kushtetuese sepse qytetarët e kanë të drejtën të thonë mendimin e tyre”, tha Haxhiu.

E kryesuesi i Këshillit Prokurorial Jetish Maloku, premtoi ngritje të llogaridhënies në këtë institucion. Tha se kjo mund të arrihet duke punuar me trupat e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

“Nuk ka shumë kohë nga vitit paraprak kemi arritur rezultate që mund të krenohemi por na presin edhe sfida të shumta. Së bashku do të ngrisim nivelin e llogaridhënies. Do të punojmë me të gjitha trupat e këshillit. Këshilli ka nxjerrë 200 vendime. Ka hartuar edhe shumë rregullore me dosjen e prokurorëve”.

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, kërkoi që zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit të jetë transparent. Ai tha se kur ka arritur në Kosovë është inkurajuar me progresin që ka arritur sistemi i sundimit të ligjit në Kosovë.

“Kam një histori të gjatë me çështjet e Kosovës. Që kur kam arritur jam inkurajuar se sa progres kanë arritur sistemin e sundimit të ligjit. E keni rregulluar sistemin e disiplinimit. Ajo që mbetet në luftimin e korrupsionit. Ju inkurajojë t’i merrni hapat me policinë për ta luftuar korrupsionin. Korrupsioni është kancer që vret. Varfëron qytetarin për gërryen besimin e tij”, tha ai.

Shefi i zyrës së BE, Thomas Szunyog, u shpreh se sistemi prokurorial është pjesë themelore e sundimit të ligjit.

Ai ka thënë se prokurori këtë rast duhet të ketë prioritet rastet e dhunës në familje.

“Puna e vazhdueshme dhe pasojat e Covidit kufizimet në burimet njerëzore, menaxhimi i lëndëve janë disa nga sfidat e mëdha në këtë institucion. Në këtë aspekt besoj se kodi i ri i procedurës penale do të ofrojë mjetet të rëndësishme për të luftuar këto. Një luftë tjetër ku prokurori luan rol kyç është dhuna në familje. Prokurorët duhet t’i prioritizojnë këto çështje. Sa i përket sistemit të prokurorisë sugjerojmë të bëhen ndryshime. Inkurajojë ministren të sigurojë pajtueshmëri me Komisione të Venedikut në draftin e parë të projektligjit. Besoj që konsultimi i Komisionit të Venedikut do të jetë i rëndësishëm për të siguruar standarte evropiane. Përforcim të sundimit të ligjit. Inciativat nga qeveria për të shtuar bashkëpunimit e policisë dhe prokurorisë është i rëndësishëm për sigurinë kibernetike”, tha Szunyog.

Të ngjashme