Haxhiu: Mungesa e kuorumit në mbledhjen e sotme e qëllimshme

Prishtinë | 30 Maj 2022 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e Kuvendit nuk ka pasur kuorum për shqyrtimin e ligjit për Trustin, ku i njëjti është shtyer për javën e ardhshme.

Iniciuesi i kësaj nisme, Bekim Haxhiu, ka reaguar duke thënë se mungesa e kuorumit në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit të Kosovës është e qëllimshme për të përfituar kohë, me qëllim të ushtrimit të presion mbi deputetët.

Shkrimi i plotë i tij:

Mungesa e kuorumit në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit të Kosovës, jo vetëm që është papërgjegjsi e pushtetit 50.24%, por është edhe e qëllimshme për të përfituar kohë, me qëllim të ushtrimit të presion mbi deputetët.
Kam paralajmëruar se pushteti do ta shtyjë votimin e Projektligjit për Trustin, për të ushtruar presion mbi deputetët për të votuar kundër kërkesës së qytetarëve për tërheqjen e një pjese të mjeteve të Trustit.
Dhe kjo po ndodh!

Të ngjashme