Haxhiu thotë se nuk u ftua në takimin e presidentit me krerët e institucioneve të drejtësisë

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nuk u pa sot prezente në takimin që zhvilloi Presidenti Hashim Thaçi me krerët e institucioneve të drejtësisë.

Lidhur me mospjesëmarrjen e saj në takim, në një përgjigje për klankosova.tv, Ministrja Haxhiu dha versionin e saj pse nuk ishte në mesin e krerëve të këtij dikasteri.

”Nuk kam pasur ftesë për atë takim”, ka thënë shkurtimisht ajo, njofton Klan Kosova.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi tha sot se ka zhvilluar takim me krerët e institucioneve të drejtësisë në vend.

Në këtë takim sipas deklaratës së lëshuar, Presidenti Thaçi foli me krerët e institucioneve të drejtësisë lidhur me angazhimet për parandalimin e përhapjes së pandemisë nëpër burgje.

Të ngjashme