Haziri: I premtuam popullit se emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së

Prishtinë | 02 Shk 2020 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion me VV-në, ka thumbuar paksa këtë të fundit. Ai ka deklaruar se i patën premtuar popullit se emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së.

E rëndësishme për të është që LDK-ja i ka ruajtur parimet dhe konsistencën në qëndrime.

“Ia patëm premtuar popullit që emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së. Jam jashtëzakonisht i lumtur që pas një procesi jo të lehtë, LDK tashmë ka arritur marrëveshjen finale me LVV. Është shumë e rëndësishme që LDK i ka ruajtur parimet dhe konsistencën në qëndrime. Koalicioni i Shpresës u bë realitet. Na presin punë të mëdha për Kosovën, për njerëzit e saj”, ka shkruar Haziri.

Të ngjashme