Haziri: Qytetarët në veri i frikësohen dialogut Kosovë-Serbi

Prishtinë | 24 Qer 2019 | 11:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në konferencën “Zëri i Popullit rreth finales së madhe”,ka kritikuar kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe partitë politike të cilat nuk ishin prezente në tryezën ku diskutohej për dialogun Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online.

““Nuk i kemi në këtë tryezë, as Kryetarin e PAN-it dhe Kryetarin e PDK-së, ias Kryeministrin në detyrë, por as Kryetarin e NISMA-s i cili është edhe udhëheqës i dialogut dhe Kryetari i Lista Serbe që e bojkoton këtë tryezë dhe institucionet. Ne si LDK kemi thënë prej fillimit që parimet t’i udhëheqin këto negociata, qartësia në proces lidhur me procesin final, orari që kur do të dalim nga ky proces kërkesa tona, por që nuk kanë dhënë rezultat”, ka thënë ai.

Haziri ka thënë se një zgjidhje gjithëpërfshirëse duhet të ndodhë në mënyrë që të ketë një zgjidhje të drejtë.

“Frika e qytetarëve në veri dhe në lindje të Kosovës për zgjidhje jo të drejtë të procesit të dialogut Kosovë-Serbi është shqetësimi kryesor që e kanë”, tha ai.

Haziri ka thënë se opozita dhe në veçanti LDK-ja nuk pajtohet me mënyrën e procesit të dialogut.

“Zhurma politike ne emër të LDK-së që është prodhuar nga partitë qeverisëse është edhe në këtë sondazh. Kjo është krijuar nga zhurma e atyre partive politike që paradite e mbështesin këtë dialog dhe pasdite e sabotojnë këtë proces. Kemi frikë edhe nga zgjidhja jo e drejtë e këtyre pritjeve, partnerët tanë që po grumbullohen tek vendet e Quint-it, t’i japin ndihmë Ballkanit që të shkojnë tek zgjidhja finale, por një gjë është injoruar, roli i Serbisë edhe me Rusinë”, raporton EO.

Haziri ka shprehur shqetësimin që nëse një zgjidhje finale nuk do të ndodhë mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë humbëse do të jetë Kosova.

“Jam i bindur që Kosova është e pafuqishme ta ndal rrugën e Serbisë për BE, kam frikë që do t’i konfirmohet data për fillim të bisedimeve për BE. Të nënvizoj kemi qenë peng i zhurmës politike, është ardh koha që institucionet të shkojnë drejt zgjidhjes së problemeve, jo zgjidhje për të hy në qeveri me çdo kusht, por me marr përgjegjësi në zgjedhje. Vendimet e partive qeverise po na shtynë drejt një popullzimi të dëmshëm”, tha Haziri, raporton EO.

Të ngjashme