Hisen Berisha: Kolonelin Ahmet Krasniqi e vrau dora e zezë e Serbisë

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 21:30 | Nga Ekonomia Online

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hisen Berisha, ka thënë se Gjykata Speciale nuk ka arritur të ngre asnjë aktakuzë për 4 vjet e 8 muaj.

Berisha ka thënë se publikimi i propozim-aktakuzave nga Specialja ka shkaktuar dëm të madh politik.

“Publikimi i propozim aktakuzave ka shkaktuar dëm politik dhe shkelje procedurale”, ka thënë ai në Kanal10.

Ish-komandanti i UÇK’së është shprehur kundër trajtimit, siç ka thënë ai, selektiv, të disa vrasjeve në Gjykatën Speciale.

“Është gabim që në Speciale të trajtohen vrasje të disa individëve. Të selektohen rastet”, ka thënë ai, duke përmendur madje edhe rastin e vrasjes së kolonelit Ahmet Krasniqi.

“Kolonelin Ahmet Krasniqi e ka vrarë dora e zezë e Serbisë, assesi nuk është vrasje mes ushtarakësh”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme