Hoti: Çnjohjet nuk ekzistojnë, janë propagandë e Serbisë

Prishtinë | 12 Nën 2019 | 13:05 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kohëve të fundit Kosova është përballur me një term të ri politik, e që në terma teorik nuk ekziston. Fjala është për çnjohjet nga shtetet e ndryshme të Afrikës.

Por profesori universitar, Afrim Hoti, i tha Ekonomia Onlinse se e Drejta Ndërkombëtare nuk njeh term të çnjohjes, dhe si e tillë Kosova nuk e ka asnjë çnjohje.

Thotë se bashkëpunimi mund të ndërpritet, por assesi shtetet të çnjihen ndërmjet vete.

“Mendoj që tashmë për shkak të këtyre problematikave politike është bërë shumë aktuale çështja e një nocioni i cili në terma teorik është e panjohur, sepse e drejta Ndërkombëtare nuk njeh term të çnjohjes për faktin se njohja nënkupton ndryshim ose prezumim për ndryshim të rrethanave të caktuara me një rajon të caktuar. Mbi bazën e asaj shtetet vendosin raporte dhe fillojnë komunikimin”.

“Pasi që ato vendosin raporte, në ndërkohë për shkak të tensioneve madje edhe për shkak të luftërave ato mund ta ndërpresin këtë komunikim, mund të kalojnë presioneve shumë të rrezikshme por edhe mund të futen në luftë direkte por nuk mund të kalojnë në për atë term që tashmë që po njihet si çnjohje sepse po të ekzistonte një term i tillë, atëherë normalisht se rendi juridik dhe politik ndërkombëtarë do të nënshtrohej një rreziku të jashtëzakonshëm, i cili normalisht se do të reflektonte teket dhe vullnetet e shteteve në secilën situatë kur do të tensionoheshin me shtetet e tjera dhe ato do të merrnin vendime për çnjohje pra që do të paraqiste një kaos dhe një situatë vërtetë jo të mirë.

Sipas tij, propaganda e madhe e Serbisë, kryesisht është ndërtuar në vendet e Afrikës, aty ku shtetet udhëhiqen nga dy sisteme, kryengritesit dhe qeveritarët e zgjedhur përmes popullit.

“Mendoj që kemi të bëjmë me situata ku jo gjithherë vlen sundimi i ligjit dhe sistemi juridik  dhe politik i konsoliduar. Mbi këtë bazë kemi parasysh faktin se në botën e tretë kryesisht në vendet e Afrikës është prezent korrupsioni dhe format e tjera të shantazhimit, madje ka edhe vende të cilat funksionojnë me dy sisteme, ose të ndara në pjesën që qeveriset nga kryengritësit dhe nga qeveria dhe në sisteme të tilla është e mundur të ndërhyhet madje edhe përmes formave të tjera të shantazhit ose korrupsionit për të krijuar përshtypje të një situate të re. Kjo siç duket i ka pëlqyer Serbisë për momentumin politik duke shfrytëzuar çfarë do mënyre ose mekanizmi që ka në dorën e tyre për të siguruar ato që prezantohen si letra të çnjohjes”.

Politikëbërja e brendshme relfekton edhe në politika të jashtme, thotë profesori Afrim Hoti. Madje edhe qeverisjet e vendit ishin shumë të brishta, ku kanë ngecur në arritjen e njohjeve të reja, raporton EO.

“Unë mendoj që gjithësesi se kemi një brishtësi politike, në veçanti ndoshta këto dy mandatet e fundit sepse vërtetë politika e jashtme nuk mund të duket ndryshe nga politika e brendshme sepse atë gjithë zhvillimi që është i konceptuar brenda shtetit reflektohet edhe jashtë saj, dhe problematika nëpër të cilën ka kaluar Kosova këto dy mandate lënë vërtetë për të dëshiruar, pra kemi pasur një qeverisje jashtëzakonisht të dobët dhe kjo ka sjellë si rezultat edhe një pamundësi skajshmërisht të dobët të politikës sonë të jashtme që ka sjellë këtë situatë”, ka thënë ai.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme