Hoti: Egoja e Kurtit rrezikon që Konjufca të merr më pak vota se Osmani

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Moderatori i emisionit “Zëri i Amelikës”, Shkodran Hoti, tha se veprimi i liderit të VV-së, Albin Kurtit që lista e tyre të fillojë nga numri dy, shfaq egoizmiin dhe shpirtëngushtësinë e Kurtit.

Hoti tha se kjo mund të shkaktojë probleme për kohezionin e brendshëm organizativ të VV-së, po ashtu kjo mund të rrezikojë që Glauk Konjufca të merr më pak vota se Vjosa Osmani.

Tutje postimi i plotë i tij:  

Popullariteti i Albin Kurtit është i pakontestueshëm. Moslejimi i kandidimit të tij i ka dhënë shenjat e para të rritjes së votave të VV’së. Së këndejmi pavarësisht se nuk do të ketë vota që zyrtarisht do t’i regjistrohen atij, do të jetë e ditur për të gjithë se votat e VV’së janë për Albinin. Deri këtu çdo gjë në rregull.

Sidoqoftë manovra e tij e fundit duke e lënë 1’shin të zbrazët nuk ka se si të kuptohet si racionalitet elektoral. Pra edhe një herë VV do të votohej për shkak të Albinit pavarësisht kënd e ka numër 1. Dhe këtu shihet egoizmi i madh i Albinit dhe shpirtëngushtësia e tij. Me këtë manovër të tij që e bën listën e VV’së të fillojë nga 2’shi e që në këtë rast është Vjosa Osmani, rrezikon të shkaktojë probleme për kohezionin e brendshëm organizativ të VV’së. Pas gjitha asaj përpjekje afatgjatë të sakrificës e përkushtimit të VV’së për të arritur majat ku nuk kishte mbërritur askush, Albini u thotë aktivistëve që nuk ka organizatë. Pra që është vetëm ai. Meqë nuk ka një të dytë në organizatë. Ndryshe nuk mund ta kuptoj këtë listë. Ndërkohë që ky shpërthim egoje e rrezikon njeriun realisht të dytë të VV’së Glauk Konjufcën të del më pak i votuar se sa Vjosa Osmani, e cila megjithatë nuk është VV. Dhe kështu kulmi i votave të VV’së t’i regjistrohen njeriut që deri dje e shante VV’në njëlloj siç e shajnë kundërshtarët më të egër të VV’së sot.

Me këtë Albini po thotë që VV ka sa të është ai, dhe nuk duhet të ketë kur të mos jetë ai. Pra manovra e tij e ka në qendër qenien e tij politike dhe nuk çanë kokën fare për vazhdimësinë e Partisë pas tij. Sipas parimit “Partia jam unë”. Parim ky bazë i pluralitetit shqiptar. Partive (si) feude.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme