Hoti: Gjendja në politikën e jashtme është e pritshme sepse kryeministri ligjëron për luftën në Ukrainë

Prishtinë | 12 Pri 2022 | 14:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se gjendja e tanishme në politikën e jashtme është e pritshme, pasi sipas tij, kryeministri Kurti po ligjëron për luftën në Ukrainë, raporton Ekonomia Online.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për politikën e jashtme, Hoti ka thënë se gjatë këtij viti nuk kishte asnjë njohje por vetëm gabime.

“Një vit qeverisje ka mjaftuar të spostohemi nga harta e investimeve strategjike. Ky degradim është i pritshëm. Kjo gjendje e politikës së jashtme është e pritshme sepse kryeministri ligjëron për luftën në Ukrainë. Gjatë këtij viti nuk kishte asnjë njohje. Por kishte mjaft gabime. Problemi është se këta diplomatë ose janë anashkaluar ose po shkarkohen. Gjatë këtij viti nuk janë parë reforma në diplomaci kemi parë shkarkime”, tha Hoti.

Ish-kryeministri kritika pati edhe për mënyrën sesi po dialogohet me Serbinë. Tha se ajo është degraduar. Ndërsa për vizitat jashtë shtetit, tha se ato po bëhet më shumë në lindje sesa në perëndim.

“Shkarkimet e diplomatëve ishin hakmarrje politike. Kjo është ndër qeveritë më të dobëta që ka pasur Kosova. Marrëdhëniet me SHBA-në nuk janë në nivelin që kanë qenë. Është bërë propagandë për ratifikim në OKB. Ka 8 muaj që nuk ka aplikim. Gjatë këtij viti kemi parë vizita më shumë në lindje sesa në perëndim. Sa i përket dialogut është fakt që ka degraduar. Kryeministri dhe kolegë të tij na kanë qorruar me gaz lotsjellës për shkak të marrëveshjeve në dialog. Sa i përket marrëdhënieve me Shqipërinë janë në pikën më të ulët të mundshme. Kurrë nuk ka pasur diplomaci për një vit, nuk ka njohje, as lobim. Në forume rajonale i japin përparësi diskursit partiak. Nuk ka strategji për reformë në diplomaci. Dhe janë zbehur marrëdhëniet edhe me Shqipërinë. Pika e parë që Kosova të ruajë orientimin gjeopolitik duke punuar ngushtë me partnerë strategjik”, tha tutje Hoti.

Të ngjashme