Hoti në Dragash: Zoti e bekoftë LDK-në

Prishtinë | 10 Jan 2021 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka vizituar sot komunën e Dragashit.

Hoti u shpreh se Dragashi është komunë e punës dhe e bashkëjetesës.

Ai falënderoi Dragashin dhe tha se është krenar që bujqësia ka qenë dhe do të mbetet prioritet i qeverisjes së tij, për të mirat nga toka jonë e çmuar.

Postimi i plotë:

Në Dragashin e punës dhe bashkëjetesës!LDK-ja është shtëpia jonë e madhe, ndërsa fitorja e saj quhet Republika e Kosovës dhe ekzistenca e saj, ndaj ne jemi me shtëpinë tonë, përkatësisht me Kosovën. Ky ishte mesazhi që na kishin rezervuar strukturat, anëtarët dhe simpatizantët, me rastin e vizitës sonë në këtë degë.Faleminderit Dragash, ne jemi me ju! Krenar që bujqësia ka qenë dhe do të mbetet prioritet i qeverisjes sonë, për të mirat tona e nga toka jonë e çmuar.Zoti e bekoftë Dragashin!Zoti e bekoftë LDK-në!

Fotografia e Avdullah Hoti
Fotografia e Avdullah Hoti


Të ngjashme