Hoti: Nuk e votojmë asnjë president por nuk bllokojmë formimim e institucioneve

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 13:20 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se LDK-ja nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente, por shtoi se nuk do të bllokojnë formimin e institucioneve, raporton Ekonomia Online.

Hoti i pyetur nga Ekonomia Online për çështjen e presidentit, tha se i takon shumicës të bëjë konsultime për zgjedhjen e të parit të shtetit.

“Sa i përket çështjes së presidentit do të diskutohët në organet e partisë, rezultati është i qartë ne jemi opozitë, ne nuk bllokojmë institucionet. Ne nuk votojmë asnjë president ne jemi parti opozitare. I takon shumicës të bëjë konsultime për ta zgjedhur presidentin. Presidenti i vendit duhet të jetë jo politik”, tha Hoti.

Të ngjashme