Hoti: Procesin e dialogut me Serbinë do ta udhëheqë Qeveria, pengesat duhet të hiqen

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 20:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

I mandatuari i LDK-së për Kryeministër Avdullah Hoti, ka thënë se procesin e dialogut me Serbinë do ta udhëheqë Qeveria.

“Kemi pasë parasysh këto sfida kur kam pranuar sfidën për mandatim. Kam marrë mandatin nga LDK që ka mbi 200 e sa mijë vota. Do të jem kryeministër për të gjithë qytetarët. Te dialogu do të kemi një konsensus të gjerë. Me këtë proces përmbyllen përpjekjet tona 30 vjeçare për konsolidimin e shtetit të Kosovës që do të pasojnë me njohje nga Serbia dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, është shprehur Hoti.

Në konferencë derisa ka prezantuar ministrat nga LDK, Hoti ka thënë se nëse procesi i dialogut me Serbinë nuk do të ketë sukses atëherë mund të vjen në shprehje vendosja e masës së reciprocitetit.

“Çfarëdo mase që mund të vendosim nuk mund të ketë sukses pa mbështetjen e SHBA-së dhe partnerëve. Tarifa nuk solli rezultate sepse nuk e kishte përkrahjen ndërkombëtare. Jemi dakorduar që t’i japim mundësi dialogut. Nëse nuk ka sukses dialogu do të kemi mbështetje për masa të reciprocitetit”.

“Çdo pengesë për dialog duhet të hiqet dhe të dakordohemi me partnerët tanë ndërkombëtarë”.

E kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se me partnerët me të cilët po synojnë nesër ta formojnë Qeverinë nuk e kanë negociuar çështjen e zgjedhjes së Presidentit pasi t’i përfundojë mandate Hashim Thaçit.

“Arsyeja është se asnjë nuk e ka pasë fuqinë që t’i garantojë votat se mund të zgjedhë Presidentin. Me Vetëvendosjen ka qenë ndryshe sepse kemi pasë fuqi gati 50 përqind”, ka thënë Mustafa.

“Si LDK nuk kemi marrë obligim dhe ajo çështje ka mbet të zgjidhet në momentin që të vjen koha. Në atë kohë duhet të bisedohet me të gjithë. Nuk kemi obligim ndaj askujt. As për Kuvendin [kryetarin] nuk kemi diskutuar sepse atë e kemi. Për presidentin jemi të vetëdijshëm se do të ballafaqohemi me atë çështje në shkurt. Për këtë çështje që do ta hapim debatin në kuvend me të gjitha subjektet. Do të përpiqemi që këtë çështje ta zgjidhim dhe ta evitojmë shkuarjen në zgjedhje”, tha Mustafa.

Të ngjashme