Hoti: Së bashku me Shqipërinë do të rrugëtojmë drejt integrimeve euroatlantike

Prishtinë | 02 Tet 2020 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar në Facebook pas nënshkrimit të marrëveshjeve të përbashkëta me Shqipërinë.

Hoti ka shkruar se së bashku me Shqipërinë, Kosova do të rrugëtojë drejt integrimeve euroatlantike.

Ai ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe kabinetin e tij për pritjen që e ka quajtur vëllazërore.

“Falënderoj përzemërsisht kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e tij për pritjen vëllazërore. Bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë është i natyrshëm, dhe pres që sa më parë t’i finalizojmë marrëveshjet e arritura, për të zgjeruar kështu horizontet e bashkëpunimit në mes të dy vendeve”, ka thënë Hoti.

Të ngjashme