Hoti: S’ka pasur nevojë të rriten kaq shumë tarifat e energjisë, ka mundur të gjendej zgjidhje

Prishtinë | 09 Shk 2022 | 14:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryeministri i Kosovës, Avullah Hoti, ka thënë se nuk ka pasur nevojë të kishte rritje kaq të madhe të tarifave të energjisë elektrike, sipas tij do të mund të bëhej ndonjë zgjidhje.

“Nuk ka pasur nevojë të rriten kaq shumë tarifat për energji, ka pasur mundësi të gjendet një zgjidhje, dhe të dakordohemi se si të shkojmë përpara”, ka thënë Hoti në seancën plenare.

Sipas tij, krizën energjetike nuk e ka shkaktuar kjo qeveri por vendimet e saj e të ZRrE-së.

“Krizën energjetike nuk e ka shkaktu kjo qeveri por sa randë po e përjetojnë qytetarët dhe bizneset, varet nga veprimet e qeverisë që e rëndojnë barrën që do ta kemi si rezultat i vendimin e ZRrE-së”, shtoi ai.

Sipas Hotit, vendimi që ka marrë dje ZRrE-ja i ka rritur të hyrat e bizneseve për 80 për qind dhe sipas tij, nuk është dhënë ndonjë sqarim pse ka ndodhur kjo, “I vetmi sqarim, është rritë çmimi i energjisë së importuar, por në bazë vjetore kemi veç 10 për qind importim të energjisë”.

Ai tha se vendimi i ZRrE-së që vetëm konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovatë të energjisë do të prekën nga rritja e çmimit, nuk qëndron pasi sipas tij gjatë dimrit shumica e qytetarëve shpenzojnë mbi këtë mesatare.

Të ngjashme