Hoti thotë se do të ketë ekip shtetëror për dialogun: Normalizimi arrihet me njohje reciproke

Bajgorë | 13 Kor 2020 | 12:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Avdullah Hoti, tha se në dialog me Serbinë do të ketë një ekip shtetëror që do ta mbështes atë për ta udhëhequr këtë proces, raporton Ekonomia Online.

Hoti, këto komente i bëri kur i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa dhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt kanë vizituar kompaninë “SOWI KOSOVA” në Bajgorë të komunës së Mitrovicës.

Sipas tij, dialogu me Serbinë ka kuptim vetëm nëse arrihet njohje reciproke.

 “Dialogu ka kuptim vetëm nëse hyjmë në këtë proces për njohje reciproke”.

“…kemi dialoguar për gati 10 vjet për të normalizuar dhe është e qartë se këto marrëdhënie mund të normalizohen mund të arrihen vetëm kur të arrijmë njohje reciproke”.

Sa i përket takimit të së enjtes thotë se vendi do të përfaqësohet nga ai, raporton EO.

“Kosova përfaqësohet nga kryeministri i vendit. Do të kemi ekipin shtetëror që më mbështesim mua në këtë proces”.

“Unë i kam kompetencat e plota për të përfaqësuar Kosovën”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme