Eliza Hoxha: U desht me shku Albini në Cannes me i tregu të huajt për sukseset e Kosovës, pasi ai i sheh vetëm zi

Prishtinë | 18 Kor 2021 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Eliza Hoxha, ka ironizuar kryeministrin Albin Kurti i cili gjatë qëndrimit në festivalin e Cannes në Francë tha se të gjithë të pranishmit që i ka takuar kishin njohuri për kinematografinë kosovare dhe Kosovën si shtet.

“Më vjen mire që u dasht me shku ai atje e m’i kallxu të huajt që në këto 20 vjet – që ai i sheh krejt zi, është punu shumë me pasë progres edhe kultura. Sa ishte Memli Krasniqi, Ministër në MKRS kinematografia dhe fushat tjera të kulturës kanë përjetu ndryshime të mëdha pozitive. Në fakt ishte gjatë mandatit të tij kur kultura kosovare nisi ndërkombëtarizimin. Qe ajo kohë kur Kosova prezantohet në Cannes e në të gjitha festivalet prestigjioze të filmit në botë. Kosova që nga koha e Memlit merr pjesë edhe në bienalen më të madhe të artit dhe arkitekturës siç është Bienalja e Venedikut, është pjesë e Parlamentit Kulturor Evropian – e një nga sesionet e tij u mbajt edhe në Kosovë pikërisht gjatë mandatit të tij”, ka shkruar deputetja Eliza Hoxha në faqen e saj në Facebook.

Dekkarata e plotë e deputetes Eliza Hoxha:

Interesante ..

Kryeministri qenka mburrë me faktin se në Festivalin e Cannes krejt paskan njohuri për kinematografinë kosovare dhe Kosovën si shtet. Me vjen mire që u dasht me shku ai atje e m’i kallxu të huajt që në këto 20 vjet – që ai i sheh krejt zi, është punu shumë me pasë progres edhe kultura.
Sa ishte Memli Krasniqi, Minister në MKRS kinematografia dhe fushat tjera të kulturës kanë përjetu ndryshime të mëdha pozitive. Në fakt ishte gjatë mandatit të tij kur kultura kosovare nisi ndërkombëtarizimin. Qe ajo kohë kur Kosova prezantohet në Cannes e në të gjitha festivalet prestigjioze të filmit në botë. Kosova që nga koha e Memlit merr pjesë edhe në bienalen më të madhe të artit dhe arkitekturës siç është Bienalja e Venedikut, është pjesë e Parlamentit Kulturor Evropian – e një nga sesionet e tij u mbajt edhe në Kosovë pikërisht gjatë mandatit të tij. Ka edhe shumë e shumë ngjarje të tjera kulturore që Kosova ka qenë pjesë e tyre e ka shënuar suksese por që atëkohë gjithcka në sytë e Kurtit dukej vetëm zi.

Është pikërisht koha e Memlit si ministër i MKRS kur është rritë dukshëm buxheti për kulturën, gjë që ka ndiku që artistët tanë me pasë ma shumë mundësi të krijojnë e të prezantohen në skenën botërore të kulturës.

Ka me i ra kryeministrit hala me u mburrë me punët e mëdha që janë kry kur ai e shihte krejt zi Kosovën.

Dhe për fund…

Me vjen mirë që kryeministri ka shkuar i shoqëruar me gruan e tij atje…çështja është që dikur po të shkonte ndonjë Ministër a Kryeministër me grua e fëmijë do flitej e zhurmohej për shpenzim të parasë publike për familjarë ndërsa sot kjo sot quhet civilizim e kulturë si për kryeministrin e qe besa njejtë edhe për presidenten.

p.s. foto nga pjesëmarrja e parë e Kosovës në Cannes në vitin 2012.

Të ngjashme