Hoxha: Vazhdon diskriminimi i qytetarëve nga Qeveria Kurti

Prishtinë | 14 Maj 2020 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka reaguar ndaj organizimit të protestave nga Lëvizja Vetëvendosje me 500 persona në ketë kohë pandemie.

Hoxha pyet se nëse Qeveria në detyrë ka bërë verifikimin e orarit të lëvizjes së qytetarëve në shesh.

Ai përmes Facebook ka shkruar se Qeveria Kurti ka keqpërdor pushtetin duke previligjuar aktvistet e duke i mohuar të drejtat e bujqeve.

Me tej, Hoxha thotë se veprimet e turpshme të qeverisë Kurti janë produkt i panikut dhe frikës të cilat veprime mohojnë të drejtën e barabartë të qytetarëve.

Postimi i plotë i Hoxhës:

Qeveria Kurti si duket e ka kuptuar të drejtën kushtetuese dhe vendimin e këtij institucioni, andaj nga panika ka nxitur dhe ka lejuar në kohë pandemie të organizohen parada simulimi të protestave me 500 veta duke paralajmëruar edhe simulime të tjera me 1500 veta.

Kjo qeveri në ikje, a e ka bërë verifikimin e këtyre 500 personave nëse orari i tyre i lëvizjes ka qenë koha kur ata ishin në shesh?

Me këtë nënkuptojmë qe kjo qeveri ka keqpërdorur pushtetin duke i privilegjuar aktivistet e LVV-së, ndërsa në anën tjetër i mohohet e drejta bujqve të cilët me djersën e tyre sigurojnë mirëqenien e familjeve të tyre, siç është rasti kur UD Ministri i punëve të brendshme jep urdhër që të mbyllet tregu i produkteve të gatshme në Rahovec, pavarësisht qe të njëjtit kishin respektuar rregullat.

Veprimet e turpshme të qeverisë Kurti janë produkt i panikës dhe frikës të cilat veprime mohojnë të drejtën e barabarte të qytetareve!

Të ngjashme