Hoxhaj: BE nuk ka plan konkrete për anëtarësim e Kosovës as në vitin 2025, rajoni ka përparuar

Prishtinë | 22 Jan 2018 | 09:41 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, në mbledhjen e Qeverisë, tha se në dokumentin e Bashkimit Evropian (BE) që do të prezantohet së shpejti për Kosovën nuk ka as datë e as plan konkret për anëtarësim as në vitin 2025, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, ndonëse vendi në ka bërë një progres të mirëfilltë sa i përket përafrimit me BE-në, institucionet e këtij mekanizmi po tregohet jo serioze me Kosovën.

Hoxahj shton se shtete fqinje si Serbia e Mali i Zi kanë marrë datë konkrete, për Kosovën jepet një konstatim i përgjithshëm.

Madje për Kosovën nuk janë përcaktuar as kushte që duhet plotësuar si vend aspirant për BE.

“Në këtë mbledhje të qeverisë kam dashur të ndaj një shqetësim timin. Si qeveri e mbështesim strategjinë e BE-së për të dal me këtë kalendar se kur mund vendet të jenë pjesë të BE-së. Sepse ka një datë konkrete që deri në vitin 2025 Serbia dhe Mali i Zi nesë i përmbushin do të bëhen pjesë e BE-së. Kur vjen fjala te Kosova ka një konstatim të përgjithshëm”.

“Ky formulim vendin tonë nuk e qon askund dhe është një shqyrtim serioz së dyti strategjia ofron kushte dhe kritere të cilat dihet t’i përmbushin vendet e rajonit mirëpo për Kosovën nuk as kushte e as afat”.

Sipas Hoxhajt, ndonëse integrimi i Serbisë lidhet ngusht me dialogun me Kosovën, vendi po levizë drejt një status-quo pa një plan konkret se ku mund të jetë deri në vitin 2025.

“Progresi i Serbisë në anëtarësimin në BE lidhet ngushtë me bisedimet  më Kosovën por kjo nuk lidhet askund me Kosovën. Vendi ynë mund të lëviz drejt një statu-quo pa një plan konkret se ku mund të jetë deri në vitin 2025”.

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se problemi në këtë mes është tek 5 shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.

Të ngjashme