Hoxhaj demanton mediat serbe: “Lista e zezë”, propagandë e stilit sovjetik

Prishtinë | 25 Nën 2018 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri  i Kosovës, Enver Hoxhaj e ka quajtur propagandë lajmin e publikuar në mediat serbe, ku thuhet se zyrtarëve të lartë shtetëror të Serbisë, u ndalohet hyrja në Kosovë.

Hoxhaj në një përgjigje për lajmi.net ka thënë se një liste e tillë nuk ekziston dhe është propagandë e stilit sovjetik, në raport me Kosovën.

“Një listë e tillë nuk ekziston dhe absolutisht nuk është e vërtetë! Është propagandë serbe e stilit sovjetik në raport me Kosovën!”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj po ashtu ka thënë se kjo vije si reagim pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës prej 100 për qind për produktet që importohen nga Serbia.

“Është një propagandë si reagim, pas vendim tonë shumë legjitim për vendosjen e taksës 100 për qind mbi importet serbe!”, ka deklaruar Hoxhaj.

Gazeta beogradase “Novosti” ka publikuar një listë, që sipas tyre, zyrtarëve serb, duke filluar nga kryeministrja Ana Brnabiq, pastaj ministrat e qeverisë dhe krerët e Parlamentit të Serbisë, duke përfshirë edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme”, ju ndalohet hyrja në Kosovë.

Të ngjashme