Hoxhaj falenderon gjeneralin Rama: Personifikim i profesionalizmit dhe suksesit

Prishtinë | 30 Nën 2021 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka falenderuar gjeneralin Rrahman Rama për punën e tij të deritanishme në FSK.

Hoxhaj, pas dorëheqjes së gjeneralit të FSK-së Rrahman Rama, ka falenderuar atë, duke thënë se gjenerali Rama, si pakkush personifikon profesionalizmin dhe suksesin e FSK-së, duke qenë pjesëmarrës kryesor i transformimit të TMK-së në FSK!

Statusi i plotë:

Falemnderit Gjeneral! 

Si ministër i Jashtëm, me gjeneralin, Rrahman Rama kemi pasur takime në selinë e NATO-s, në Pentagon, në Uashington, Bruksel dhe kryeqytete tjera botërore. Aty kam parë profesionalizmin dhe integritetin e lartë të tij. Gjenerali Rama, si pakkush personifikon profesionalizmin dhe suksesin e FSK-së, duke qenë pjesëmarrës kryesor i transformimit të TMK-së në FSK!

Të ngjashme