Hoxhaj për Ajshe Veselin: Është e dhimbshme vdekja e saj pa pasur të birin afër

Prishtinë | 07 Jan 2022 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka ngushëlluar familjen Veseli pas vdekjes së Ajshe Veselit.

Ai ka thënë se është e dhimbshme vdekja e saj pa e pasur afër të birin, Kadri Veseli.

“Me dhimbje e pikëllim mora lajmin për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së Kadri Veselit. Është e dhimbshme vdekja e saj pa pasur të birin afër, i cili po vazhdon të mbahet padrejtësisht në Hagë. Ngushëllimet më të thella familjes Veseli, të afërmve dhe miqve!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Të ngjashme