Hoxhaj: Shteti të kujdeset që jeta e minatorëve të jetë e sigurt

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 21:47 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka kërkuar që sa më shpejtë të zbardhen rrethanat e vdekjes së dy minatorëve në minierën e Artanës.

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, është shprehur se është tronditur thellësisht nha ngjarja e rëndë që ndodhi sot.

Ai ka thënë se rrethanat e tragjedisë duhet të zbardhen, ndërsa shteti duhet të kujdeset që jeta e minatorëve të jetë sa më e sigurt.

Hoxhaj gjithashtu ka ngushëlluar familjet, të afërmit e miqtë e minatorëve që tragjikisht humbën jetën nga shembja e dheut.

Shkrimi i plotë:

Më ka tronditur thellësisht ngjarja e rëndë në minierën e Artanës, ku humbën jetën dy minatorë. Ngushëllime familjeve, të afërmve e miqve të minatorëve që tragjikisht humbën jetën nga shembja e dheut.

Rrethanat e tragjedisë duhet të zbardhen, ndërsa shteti duhet të kujdeset që jeta e minatorëve të jetë sa më e sigurt!

Të ngjashme