Hoxhaj: Të punojmë për më shumë barazi dhe trajtim të drejtë të gruas në të gjitha fushat e jetës

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj, ka uruar gratë në Kosovë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin. Urimit, Hoxhaj ia shtoi një dedikim dhe një fotografi të alpinistes shqiptare, Uta Ibrahimit.

Hoxhaj, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka uruar të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

 “Shumë punë është bërë, po duhet ende të punojmë të gjithë bashkë, pa dallim gjinie, për më shumë barazi gjinore dhe trajtim të drejtë të gruas në të gjitha fushat e jetës. Shumë gra të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, na kanë bërë krenarë dhe vazhdojnë të na zbardhin fytyrën.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ai, urimit ia bashkangjiti edhe një fjali për alpinisten shqiptare, Uta Ibrahimi, e cila ka ngjitur tashmë majat më të larta të botës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme