Hoxhaj thumbon Listën Serbe dhe VV-në

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thumbuar dy partitë politike, Listën Serbe dhe Vetëvendosjen, pas fillimit të fushatës parazgjedhore në katër komuna në veri të Kosovës.

Hoxha ka thënë se vetëm PDK nga të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse, e njeh ekzistencën e shtetit të Kosovës, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë në Facebook:

Fillimi i fushatës parazgjedhore në katër komuna në veri të Kosovës është dëshmi e shtrirjes së sovranitetit dhe zbatimit të Kushtetutës e ligjeve të Kosovës në këtë pjesë të vendit. Besoj që ky proces të shkojë mirë, të jetë demokratik dhe qytetarët e këtyre komunave të zgjedhin lirshëm dhe pa presion kryetarët e tyre. E veçanta e këtyre zgjedhjeve është se vetëm PDK, nga të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse, e njeh ekzistencën e shtetit të Kosovës. Prandaj, vota për PDK-në është votë për shtetin e Kosovës. 

Të ngjashme