Hoxhaj tregon se çfarë ka biseduar me Thaçin e Veselin: Janë njerëz me karakter të fortë

Prishtinë | 07 Dhj 2020 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Kreu në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka treguar se flet shpesh në telefon me Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin të cilët gjindet në Hagë, për shkak se Gjykata Speciale ju ka ngritur aktakuzat.

Ai ka thënë se bisedat që i zhvillon janë të karakterit njerëzor, pra si e kalojnë atje ditën, e jo për politikë.

“Kam fol me Thaçin e Veslein, bisedat janë të karaketerit njerëzor, si je, si po kaloni ditën, si e keni ushqimin”, ka treguar Hoxha në një intervistë për Reporterin.

Ai ka thënë se Veseli e Thaçi kanë karakter të forte dhe e përballojnë situatën në të cilën gjenden.

“Janë tema që i ndaj me anëtarë të PDK-së, por z.Veseli, z. Thaçi, z. Krasniqi, z. Selimi e të tjerët, janë njerëz me karakter të fortë dhe e përballojnë një situatë të tillë”, ka deklaruar Hoxhaj.

Të ngjashme