Hykmete Bajrami shërohet nga Covid-19

Prishtinë | 04 Dhj 2020 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrmai është shëruar nga Covid-19. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi nga vet Bajrami në rrjetin social Facebook.

Ministrja Bajrami, tutje ka thënë se sot do të merr pjesë në seancën ku do të votohet Projektligji për Rimekëmbje Ekonomike.

Postimi i plotë:

Jam shëruar nga COVID-19. Kam pasur disa probleme shëndetësore dhe jam trajtuar nga mjekët e jashtëzakonshëm të Klinikës Infektive. I falënderoj gjithë mjekët që janë kujdesur për mua dhe që kujdesen për çdo ditë për qytetarët e Republikës. Sot do të vazhdoj aktivitetin politik. Do të jem në seancën ku do të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike. Ligjet me rëndësi për jetën e gjithë qytetarëve duhet të na bashkojnë të gjithëve. E falënderoj secilën deputete dhe secilin deputet për votën që do ta japin sot.

Të ngjashme