Hykmete Bajrami thotë se fati i koalicionit varet nga Konjufca

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 21:38 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në emisionin Pressing ka thënë se pret që  kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të japë dorëheqje sepse fati i koalicionit në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK’së varet nga pozita e tij.

“Sa i përket rastit të Konjufcës, nuk është tallje, bile unë personalisht duke e njohtë Konjufcën, ai do të reflektoi dhe të japë dorëheqje vet. Sepse këto ditë fati i koalicionit varet nga kjo pozitë”, është shprehur Bajrami.

Bajrami: Ne s’mund të bëjmë marrëveshje përmes letrave e videove

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se subjekti i saj nuk do të heqë dorë nga oferta e fundit dërguar drejt VV-së.

“Kemi dhënë mjaftueshëm, nuk do të heqim dorë nga oferta. Ne nuk kemi dalë në medie për arsye se nuk kemi dashur të ndikojmë në prishjen e një marrëveshje eventuale. Por kur e pamë se raportimet në medie kishin spekulime të shumta, atëherë nuk patëm zgjidhje dhe dolëm e treguam ofertën tonë. Ne s’mund të bëjëm marrëveshje përmes letrave e videove”, ka thënë Bajrami.

Të ngjashme