Hyseni njoftoi kryeministrin për takimet në Bruksel

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti është njoftuar sot nga Koordinatori shtetëror për dialogun, Skënderi Hyseni, për takimet e delegacionit të Kosovës me atë të Serbisë, në Bruksel.

Sipas komunikatës së Qeverisw, Hyseni e njoftoi kryeministrin Hoti edhe për takimet e tij të tjera të rëndësishme, ndër të cilat edhe me Asistent Sekretarin kryesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker.

Të ngjashme