I shtohen edhe disa amendamente Projektligjit për Komisionerin Parlamentar të FSK-së

Prishtinë | 05 Kor 2022 | 10:54 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes ka votuar amendamentet e propozuara nga ky Komision për Projektligjin për Komisionarin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Me këto ndryshime anëtarët votuan unanimisht, ndërsa kërkuan që sa më parë Projektligji të jetë kualitativ dhe sa më shpejtë ta procedojnë për në Kuvend.

Kryesuesi i Grupit Punues, deputeti i LDK-së, Anton Quni, tha se amendamentet janë bërë në konsultime me ekspertë të fushës.

“Ne anëtarët e grupit të punës besoj i kemi shtjerrë të gjitha mundësitë qe para jush me i sjell amendamentet si pjesë e rekomandimit tonë. Kemi pasur disa konsultime shtesë me ekspertët që e njohin këtë fushë i kemi marrë në konsideratë të gjitha sugjerimet vërejtjet dhe besoj qe do ta kemi një projektligj kualitativ e sa më shpejtë ta procedojmë në parlament dhe ta funksionalizojmë”, tha Quni.

Në fund, kryetari i këtij Komisioni nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, tha se pas korrektimit, do ta procedojnë më tutje.

Të ngjashme