Informatë e Ambasadës turke në Prishtinë lidhur me tentim grusht shtetin

Prishtinë | 21 Kor 2016 | 14:28 | Nga

Ambasada e Turqisë në Kosovë, me një deklaratë të veten për medie, ka dhënë versionin e saj të ngjarjeve të zhvilluara në natën e 15 dhe 16 korrikut në Ankara e Stamboll.

Komunikata e plotë:

Turqia më 15 korrik është ballafaquar me një tentim grusht shteti kundër Qeverisë, Presidentit dhe Kushtetues së saj. Puçistët të cilit dinakërisht ishin grumbulluar brenda ushtrisë së lavdishme turke, të cilët vepronin jashtë urdhrave te zinxhirit komandues, kishin filluar sulme puçiste në Ankara, Stamboll dhe disa vende tjera të shtetit tonë, ku me këto veprime për tentim të grusht shtetit kanë provuar të shkelin Kushtetutën dhe rendin ligjorë të Republikës së Turqisë.

Puçistët kanë hapur zjarr drejtuar qytetarëve të pafajshëm, kanë tradhtuar komandantët e tyre ku me tanket, avionët dhe armët tjera të rënda të cilat janë pronë e popullit turk kanë sulmuar dhe bombarduar Parlamentin e Republikës së Turqisë, Presidencën dhe institucionet tjera shtetërore.

Që nga fillimi i kësaj tentative Forcat e Armatosura Turke (TSK), dhe shumica e zinxhirit komandues kanë refuzuar dhe kanë qëndruar kundër këtij grusht shteti. Kjo nuk ishte tentativa e tërë Forcave të Armatosura të Turqisë, por i një grupi që ishte formuar brenda saj. Përpjekja e grushtit të shteti në fjalë është një ngjarje ku janë përfshirë disa pjesëtarë të Forcave Ajrore, xhandarmërisë dhe forcave të armatosura.

Në përputhshmëri me rendin ligjor, policet dhe prokuroret kanë marrë masat e nevojshme kundër tentimit të grusht shtetit.
Tentativa ishte shtypur dhe faktori kryesor i shuarjes së përpjekjeve për grusht shtet ka qenë vullneti që populli ynë ka treguar për t’i dalë ballë tentativës puçiste. Qytetarët tanë kanë rezistuar dhe kanë treguar një solidaritet historik, ku duke dalë para terroristëve të cilët ishin të armatosur dhe me tanke, kanë mbrojtur heroikisht të drejtat demokratike ku edhe i kanë dhënë përgjigjën e nevojshme puçistëve.

Terroristët kanë provuar që duke marrë, studiot e TRT-së (kanal televiziv shtetëror), të i shpërndajnë dhe përhapin mesazhet e tyre. Mirëpo tentimi i puçistëve për t”i marrë nën kontroll mediet nuk ka zgjatur shumë. Duhet theksuar se mediat turke, kanë luajtur një rol kyç në dështimin e tentativës së grusht shtetit.

Gjatë tërë kësaj çfarë ka ndodhur të gjitha partitë politike kanë treguar qëndrueshmëri ndaj Demokracisë, Politikës demokratike, institucioneve demokratike dhe Kushtetutës. Më 16 Korrik në një seancë të jashtëzakonshme të mbajtur në ndërtesën e Parlamentit te Republikës së Turqisë, të gjitha partitë kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në mbrojtje të demokracisë.

Për fat të keq një numër i madh i policisë dhe popullatës civile kanë rënë dëshmorë gjatë përpjekjeve të shtypjes së grusht shtetit ku 246 qytetarë ranë dëshmorë ndërsa mbi 1400 prej tyre janë plagosur.

Një grup i puçistëve i përbërë prej 8 personave të cilët kanë vjedhur helikopterin ushtarak, kanë ikur në Greqi. Në lidhje me kthimin e këtyre personave janë ndërmarrë masat e nevojshme.

Nuk ka aspak dyshim që ky tentim për grusht shtet është realizuar nga Organizata Terroriste e Fetullah Gulen-it (FETO). Qeveria jonë vazhdimisht është munduar që aleatëve dhe partnerëve tanë t’i tregojë fytyrën e vërtetë të grupit terrorist dhe liderit të tyre Fetullah Gulen ku edhe në rastin e fundit ky grup ka provuar të bëj grusht shtet duke e vërtetuar rrezikun që mundë te vij nga ky grup.

Theksojmë edhe një herë që; Presidenti, Kryeministri, Qeveria, të gjitha partitë politike në parlament dhe populli turk, të gjithë së bashku kanë shtypur këtë tentativë për grusht shteti gjë që kanë pasqyruar edhe një herë sundimin e demokracisë dhe ligjit.
Pas ngjarjeve të 15 Korrikut, në përputhshmëri me ligjet, operacionet për zhdukjen e grupeve terroriste kanë marrë një hov më të madh. Ndërsa terroristët do të ndëshkohen në mënyrën më të rëndë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme