Isa Mustafa përkujton Shaban Manajn: “Të zbardhen vrasjet e personaliteteve të shquara”

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përkujton veprimtarin e LDK-së, Shaban Manaj, në 20 vjetorin e vrasjes.

“Sot bëhen 20 vjet nga vrasja tinëzare me motive politike e veprimtarit dhe avokatit të shquar, Shaban Manaj”.

“Shaban Manaj ishte personalitet i veçantë i udhëhequr nga idealet e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, atdhetar, intelektual i mirëfilltë dhe veprimtar, i përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Me plotë meritë u dekorua “Hero i Kosovës” për kontributin e tij të dhënë për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë, në periudhat më të vështira”.

“Populli i Kosovës dhe LDK-ja do ta përkujtojnë dhe nderojnë Shaban Manajn dhe të gjithë intelektualët dhe veprimtarët që punuan dhe dhanë jetën për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë në Kosovë”.

“Shumë nga këta veprimtarë u vranë nga dora tinëzare gjatë luftës dhe pas luftës, prandaj Lidhja Demokratike kërkon që institucionet përgjegjëse të drejtësisë të zbardhin vrasjet e tyre dhe që kryerësit dhe nxitësit e vrasjeve të përgjigjen para ligjit, për vrasjen e shumë personaliteteve të shquara pas çlirimit në rrethana ende misterioze për popullin e Kosovës”.

“Lavdi jetës dhe veprës së Shaban Manajt, përherë mirënjohës për sakrificën e tij.”

Të ngjashme