Isa Mustafa: Vuçiq po krekoset, nuk guxon t’i afrohet kufirit të Kosovës

Prishtinë | 16 Nën 2020 | 20:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka komentuar deklaratën e Aleksandar Vuciq për mundësi të eskalimit të konfliktit sikur në Karabakh mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

 “Vuciq po krekoset, ai nuk guxon t’i afrohet kufirit me Kosovën”, ka thënë Mustafa në RTV21.

“Ne kemi forcat paqeruajtëse të KFOR’it që kujdesen për paqen dhe stabilitetin në vend. Këtë fjalim të Vuqicit e kuptoj si një lloj presioni që të pranojmë një zgjidhje që nuk do të ishte e favorshme për Kosovën. Por ne nuk do të pranojmë asnjëherë një zgjidhje që nuk i përgjigjet Kosovës. Ne kemi aleatët tonë. SHBA’ja dhe BE’ja garantojnë paqen”, shtoi ai.  

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme