Ish-këshilltari i Thaçit: Vjosa Osmani po orkestron kundërshtime brenda Listës së saj për t’u justifikuar te Kurti

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 23:05 | Nga Ekonomia Online

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, ka thënë se Vjosa Osmani i siguroi votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës për presidente, pas marrëveshjes për të mos garuar me VV-në e Albin Kurtit, në zgjedhjet lokale, që do të mbahen në tetor të këtij viti.

Behramaj në një postim në Facebook tha se ky është një skenar i paguximshëm i Listës “Guxo”.

“Ajo tash po orkestron kundërshtime përbrenda llojit vetëm për t’u justifikuar para Albin Kurtit. Hipokrizia e saj është e pashembullt”, shkroi ai.

Të ngjashme