Ish-ministri Lekaj dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për keqpërdorim të detyrës, seanca e radhës më 17 qershor

Prishtinë | 04 Maj 2022 | 09:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, Gjykata Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare në rastin e “53 milionë eurove”, të ndara shtesë për “Bechtel & Enka”, ku të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri.

Ish-ministri Lekaj dhe tre zyrtarët e tjerë akuzohen se janë përfshirë në afera korruptive kur ishte vendosur për ndarjen e këtyre mjeteve në emër të vazhdimit të punimeve në Autostradën “Arbën Xhaferi”, që lidh kryeqytetin me Hanin e Elezit.

Aktakuza thotë se Lekaj kishte caktuar Eset Berishën që të marrë pjesë në negociata për arritjen e marrëveshjes me “Bechtel & Enka”,  ku ata pajtohen që në emër të zgjatjes së afatit të përfundimit të punimeve, Ministria e Infrastrukturës t’i paguajë koston shtesë në vlerë prej 53 milionë e 100 mijë euro.

“Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj  pasi që të akuzuarit në MI në cilësinë e personave zyrtarë duke shfrytëzuar autoritetin zyrtarë. Të pandehurit në emër të Ministrisë së Infrastrukturës dhe ndërmarrjes “Bechtel & Enka”,  kanë nënshkruar marrëveshje për shtyrjen e afatit të përfundimit të punimeve saktësisht edhe për 347 ditë të tjera, duke mos e përcaktuar koston financiare, veprim ky qe i lë hapur mundësinë “Bechtel & Enkas” që të kërkojë shumën në vlerë prej 63 milionë euro e cila kërkesë më pas ka zbritur në vlerën prej 53 milionë”, ka thënë prokurori Valdet Gashi, raporton “EkonomiaOnline”.

No description available.

Në këtë mënyrë sipas prokurorit, të pandehurit, injorojnë në tërësi opinionin e kompanisë “Hill International”, madje Lekaj thuhet se “fare nuk e kishte prezantuar në takimet e Komitetit Ndërministror, të mbajtura për këtë qëllim”.

Të akuzuarit pas leximit të aktakuzës janë deklaruar të pafajshëm.

Ish-këshilltari i Lekajt, Eset Berisha, ka kërkuar nga prokurori që ta sqarojë se çfarë dispozite ligjore ka shkelur sa ka qenë këshilltar ligjor i ministrit.

“Por sa i përket rregullores kisha pas dëshirë nga Prokuroria speciale të sqarojë dispozitat ligjore që gjatë kryerjes së detyrës zyrtarë kam rënë ndesh me atë dispozite ligjore. Aktakuzën tjetër e kuptoj dhe e konsideroj vetën të pafajshëm”, ka thënë Berisha.

Seanca e radhës për këtë rast është caktuar më 17 qershor në ora 10:00

Të ngjashme