Ish-moderatorja e Klan Kosovës emërohet zëdhënëse e Qeverisë

Prishtinë | 29 Dhj 2017 | 14:21 | Nga

Ish-moderatoja e Klan Kosovës, Donjeta Gashi, është emëruar zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës.

Këtë lajm e ka konfirmuar për klankosova.tv vetë Gashi.

Ajo ka bërë të ditur se do të nisë punën në Ekzekutiv nga 1 janari i vitit 2018.

Donjeta, e cila është magjistre e Letërsisë Shqipe, do të jetë edhe drejtoreshë e Zyrës për Informim.

Të ngjashme