Ish-ndërmjetësi i BE-së: Duke e bërë veriun pjesë të Serbisë do të njihej realiteti

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 14:04 | Nga

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini sot ka pritur në takime të ndara presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, si dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Dhe ky takim i Mogherinit me dy presidentët, vjen pasi ata “prezantuan” idenë e ndryshimeve kufitare për të nënshkruar një zgjidhje paqësore.

Propozimi nxiti reagime të ashpra në Ballkan dhe më gjerë – dhe hapi ndarje brenda BE-së.

Kundërshtarët argumentojnë se plani do të shkaktonte paqëndrueshmëri në të gjithë rajonin dhe do të ndiqte të njëjtën logjikë të “spastrimit etnik” të luftërave të viteve 1990.

Por një mbështetës i kujdesshëm është diplomati britanik Robert Cooper, një ndërmjetës i BE-së në vitet e hershme të dialogut të pasluftës midis dy palëve.

Dhe pse, sipas tij?

“Gjendja aktuale nuk funksionon”, ka thënë Andrew Gray për Politico.eu.

Sipas tij, veriu i mbizotëruar nga serbët shpesh ishte problem në bisedimet rreth Kosovës, popullsia e së cilës është kryesisht shqiptarë etnikë.

“Autoriteti i qeverisë nuk funksionon në veri”, tha ai.

“Duke e bërë veriun një pjesë të Serbisë do të njihej realiteti dhe dëshirat e shumicës së njerëzve që jetojnë atje”, ka pretenduar Cooper.

Të ngjashme