Ish – ushtari i UÇK-së publikon një pjesë të shkëputur nga ditari i luftës

Prishtinë | 16 Maj 2022 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Ish – ushtari i UÇK-së nga Komuna e Suharekës, Nevzat Kryeziu ka publikuar një pjesë të shkëputur nga ditari i luftës së fundit në Kosovë.

“Amarcord..
16.05.1999 e diellë

Ora është 13:26, sapo ka përfunduar një shi i rrëmbyer i cili si duket ishte si dhurat nga zoti sa për tê na dhën pak kohë qe ne të pushojm sa do pak prej lodhjes se ditës së djeshme nga lufta dhe përpjekjet tona të pa ndëprera për lirin e Atdheut..

Sot është data 16.05.1999 dhe pikrisht kjo ditë shënon edhe ditëlindjen time të 22-të, përkundër kësaj është një dit monotone.

Sot jam edhe kujdestar 24 orë ……..
Pjesë e shkëputur nga ditari i luftes..”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Nevzati në vitin 2019 kishte pranuar edhe një ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë.

Lajmin e kishte bërë të ditur vet Keyeziu i cili pati njoftuar se do t’i përgjigjej pozitivisht kësaj ftese.

Të ngjashme