Ismaili: Kurti dikur tha se Amerika nuk e do fitoren e VV-së, se rrezikohet të nis lufta e tretë botërore

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili pas ngjarjeve të fundit mes Amerikës e Iranit, ka treguar një ndodhi gjatë në një mbledhje të partisë, gjatë kohës sa ishin në Vetëvendosje.

Ismaili ka thënë se atë kohë, Albin Kurti, lideri i LV-së, kishte deklaruar se Amerika nuk do që ata t’i fitojnë zgjedhjet, sepse rrezikon nisja e luftës së tretë botërore.

Ismaili pretendon se për këto deklarata të Kurtit ka edhe dëshmitarë të tjerë.

“Pasha të dy djemtë që më jetojnë në Londër nuk po rrej. Në atë mbledhje ka pasë edhe njerëz të tjerë që e dëshmojnë:

Pat thanë Albini “Amerika s’don me fitue Vetëvendosja, se rrezikon me u nisë Lufta e Tretë Botënore”. Koxha do veta patëm metë tuj e kqyrë seri çka po flet”, kishte deklaruar ai.


Të ngjashme