Ismaili: Qeveria po tenton ta ndalojë zërin opozitar

Prishtinë | 13 Shk 2020 | 12:08 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PDK-së Uran Ismaili ka drejtuar akuza në drejtim të qeverisë Kurti, ku ka thënë se ende nuk e kanë sjellë në Kuvend para deputetëve planprogramin e tyre qeverisës, raporton Ekonomia Online.

Ai po ashtu akuza kishte edhe për mënyrën se si u thirr seanca për votimin e Vjosa Osmanit për kryetare të Kuvendit.

“Po e shoh se ka deputetë që po i harrojnë rregullat e Kuvendit. Kemi thirrje të seancës në ora 19:02, me u mbajt seanca në ora 19:30. Unë nuk e kuptoj natyrën tënde dhe tentoni me kontrabandua seancë dhe rend dite”.

“Si me kontrollua qeverinë kur ende nuk na kanë sjellë planprogramin e saj po tentoni ta ndalni zërin e opozitës. Ne votuam çështjen e buxhetit kur ju vitin e kaluar keni bojkotuar atë. Kërkoni falje për fjalët çetnik e atëherë hajdi flasim për punë”, ka thënë Ismaili.

Ndërkaq akuza pati edhe për deputeten e VV-së Mimoza Kusari-Lila, ku tha se po ndërron adresa.

“Unë ju kuptoj që ju keni ndërruar adresa e parti por është mirë me reflektua”, i ka thënë Ismajli deputetes së VV-së Mimoza Kusari Lila.

E shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj ka pyetur Listën Serbe se a është pjesë e qeverisë apo jo.

“Ne dhamë një votim për zgjatjen e buxhetit për 30 ditë dhe dëshmuam se jemi opozitë konstruktive. Ne po e pyesim Listën Serbe se a jeni apo jo pjesë e qeverisë. Ne nuk po ju pyesim juve por Listën Serbe”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme