Ismet Beqiri: LDK-ja është gati për zgjedhje

Prishtinë | 05 Maj 2017 | 08:05 | Nga

Shefi i Grupit Parlamentar dhe kryetari i degës së parë të LDK-së në Prishtinë, Ismet Beqiri, ka thënë se LDK është përherë e gatshme për zgjedhje
Pas disa takimeve që ka zhvilluar me qytetarë, Beqiri ka thënë se partia e tij është e gatshme për “zgjedhje dhe fitore në çdo moment”.

Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë në Facebook:

“Takime me qytetarët e Nëndegës të udhëhequr nga Shpend Bilalli dhe Nëndegët të udhëhequra nga Nazmi Beqiri dhe Arsim Gollaku. Takime mjaft të mira, prezencë shumë e mirë.

Biseduam për çështje të ndryshme, për kërkesa të arsyeshme dhe të realizueshme. LDK e Kodrës së Trimave, Prishtinës dhe Kosovës po dëshmon madhësinë dhe madhështinë e saj.

Të gatshëm për zgjedhje dhe fitore në çdo moment”, ka shkruar Beqiri në Facebook

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme