Isufi: Komisioni i ri për demarkacionin të ofrojë të dhëna të sakta

Prishtinë | 13 Nën 2017 | 11:30 | Nga Kaltrina Zymberi

Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi, tha se pret që komisioni i ri në krye me Shpejtim Bulliqin të ofrojë të dhëna të sakta pa marrë parasysh se sa kohë do t’i marrë kjo.

Kjo çështje sipas tij, nuk është humbje kohe sepse është e natyrshme që shtetet e reja të përballën me probleme të tilla siç është shënjimi i vijave kufitare.

“Puna juaj është me përgjegjësi sepse ka të bëjë territorin e shtetit tonë, sa për kohën mos bini pre të nguteni, ndërsa koha të mbetet në ndërgjegjen e komisionit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme