Jep dorëheqje një anëtar i Bordit të Infrakosit, kjo është arsyeja

Prishtinë | 19 Sht 2022 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Lulzim Beqiri ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Bordit në Infrakos.

Beqiri në një postim në “Facebook” ka deklaruar se ka një muaj që ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Më tutje, ai ka treguar edhe arsyen pse ka dhënë dorëheqje.

“Ky vendim i imi është ndërmarr si rezultat i refuzimit tim për ta shkelur dinjitetin e tjetrit, me asnjë kusht nuk mund të lejoj që integriteti im profesional e njerëzor të nëpërkëmbet, ky integritet garantohet edhe me profesionin që kam përveç traditës sime familjare.”, shkroi ai.

Të ngjashme