Kadri Kastrati ftohet për intervistim nga Gjykata Speciale

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, është ftuar nga Gjykata Speciale, raporton Ekonomia Online.

Lajmin e ka bërë të ditur ai derisa ka treguar se intervistimi do të bëhet në javën e parë të muajit nëntor.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar bashkëluftëtar, miq dhe familjar,

Për hirë të informimit të drejtë ju njoftoj se , kam pranuar ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë .

Ky intervistim do të bëhet në javën e parë të muajit Nëntor/2019.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e Shenjët dhe do mbetet e tillë .

Edhe në ketë rast do të dalim faqebardhë !

Zoti e bekoftë Kosovën!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme