Kadri Veseli pret në takim kryediplomatin shqiptar, Ditmir Bushati

Prishtinë | 14 Sht 2018 | 11:03 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin midis dy vendeve, i shtrirë tashmë në të gjitha fushat, për proceset politike në shtetet respektive dhe me theks të veçantë, për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i Kuvendit të Kosovës konfirmoi edhe njëherë qëndrimin se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë të pacenueshme.

Veseli tha se në fund të procesit të dialogut, Kosova do të fitojë ulësen e saj në OKB, brenda kufijve me të cilët ka shpallur pavarësinë dhe është njohur ndërkombëtarisht.

Kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati, nga ana e tij, konfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën në të gjitha proceset nëpër të cilat ajo po kalon.

Veseli e Bushati theksuan nevojën që spektri politik i Kosovës të dalë me një qëndrim të përbashkët para fillimit të dialogut final.

LEXO Edhe:  Shqipëria duhet të jetë pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Gjatë dites Bushati ka takuar edhe kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin.

Pas takimit të këtij të fundit Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati tha se do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në fazën e fundit të dialogut, raporton EO.

LEXO Edhe: Haradinaj takohet me diplomatin shqiptar Ditmir Bushati

“Shqipëria e ka mbështetur në mënyrë konsistente këtë proces pavarësisht se kush ka qenë në krye të punëve të vendit në Shqipëri dhe Kosovë. Kosova është gjithmonë e para dhe kësaj besoj se i jemi përmbajtur me besnikëri pavarësisht pozicioneve të ndryshme teknike. Ne kemi demonstruar një unitet dhe solidaritet”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme