Kandidati i PDK-së premton transport publik në Podujevë

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 12:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të Podujevës nga Partia Demokratike e Kosovës, Naim Fetahu, ka thënë se kjo komunë është nga të paktat që nuk ka transport publik, ka ndërtime pa leje, mungesë të parkingjeve. Sipas tij këto dhe shumë probleme të tjera janë pasojë e qeverisjes së keqe për 20 vjet. Ndërkohë ka premtuar se të gjitha këto do të rregullohen në qeverisjen e tij, raporton Ekonomia Online.

“Nuk kemi planifikim urban, kemi kaos edhe në ndërtim, edhe në rrugë.  Qytetarët e Kosovës hasin në vështirësi të ëmdha për të kaluar nga një pjesë,  në pjesën  tjetër të qytetit. Kemi ndërtime pa leje , në anën tjetër nuk kemi parkingje publike,  nuk kemi as edhe një ËC publike. Mendoj se këto janë  disa prej të dhënave që tregojnë për dështimin 20 vjeçar sa i përket çështjeve urbane.”, ka thënë Fetahu.   

Ai ka thënë se ekspertët e PDK-së nga të gjitha fushat kanë përgatitur programin e tij.

“Ky program jep zgjidhje për të gjitha çështjet  dhe telashet që kanë  qytetarët e komunës tonë.”, ka thënë Fetahu gjatë prezantimit të programit të planifikimit urbanistik.  

Ai ka premtuar modernizimin e Stacionit të Autobusëve.

“Podujeve meriton më mirë. Kemi planifikuar transportin publik dhe nga pagesa të lirohen pjesëtarët e organizatave të Luftës, familjet e të zhdukurve dhe të moshuarit”, tha ai.

Fetahu ka premtuar edhe ndërtimin e parkingjeve djhe lirim të pronave të uzurpuara të komunës.

“Këto prona që i takojnë komunës do të lirohen dhe do t’i ketë në posedim komuna  për çështjet e caktuara”, tha ai.

Gjithashtu Fetahu ka premtuar ujë të pijshëm dhe zona të gjelbëruara.

Të ngjashme