Kandidati për deputet nga AAK mban ligjëratë në Universitetin e Bolonjës

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës tashmë kanë filluar aktivitet e tyre poltike për të arritur sa më pranë qytetarëve, që në ditën e 6 tetorit të marrin besimin e tyre.

Njëri nga kandidatët të listës për deputetë nga radhët e koalicionit AAK-PSD, është edhe profesori Afrim Hoti, i cili ende nuk ka filluar zyrtarisht fushatën pasi po pret afatin ligjorë.

Ai së fundmi ka qenë në njërin nga universitetet më prestigjioze të Italisë dhe i dyti më i vjetri në Evropë, atë të Bolonjas, Centro Residenziale Universitario Bertinoro, ku është edhe ligjërues i rregullt.

Hoti, përpara studentëve të këtij universiteti mbajti ligjëratën për ‘Evropianizimin e shoqërisë kosovare’ në kuadër të programit master “Democratisation and Human Rights in South East Europe”, që financohet nga BE dhe Ministria italiane për Punë të Jashtme.

Hoti është njëri nga kuadrot profesional që gjendet në listën për deputetë dhe që kërkon votën e qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Mallëngjehem por edhe kënaqem sa herë vij të mbaj modulin e ligjëratave të mia në vendin ku dikur studioja vet, në…

Gepostet von Afrim Hoti am Freitag, 20. September 2019

Të ngjashme